Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK duke kaluar në gjykim 7 të akuzuar të dosjes “Metamorfoza”.

Të pandehurit e çështjes biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Brajovic, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita kaluan për gjykim në seancën e kësaj të premte.

Vendimi u mor nga gjyqtarja Elsa Ulliri, ndërsa çështja u kalua për gjykim pa debat nga palët.

Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre të pandehur kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kanë kundërshtuar në të gjitha seancat marrjen si provë të komunikimeve Sky Ecc, për te cilën i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila do ta marrë në shqyrtim kërkesën më 19 nëntor në orën 10.00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb