Në dhjetor të 2023 Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion njoftoi se GjKKO kishte miratuar kërkesat e saj për caktimin e masave të sigurisë për 12 persona të dyshuar për inceneratorin e Tiranës.
Mes të dyshuarve kryesore ishin Lefter Koka e Alqi Bllako. Hetimet u ndoqën nga prokurori Dritan Prençi.
Pak muaj më parë SPAK përfundoi hetimet për ish-ministrin Koka dhe të pandehurit e tjerë.
Për Alqi Bllakon pak javë më parë është përfunduar hetimi dhe janë ngritur akuzat e korrupsionit në dy raste.
Ish-deputeti socialist do të gjykohet në një proces veçmas nga të tjerët.
(BalkanWeb)