Vijon shkarkimi i kontejnerëve me mbetje të rrezikshme nga anija turke Moliva, e cila u kthye nga Tajlanda.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se është gjendur një vend i përshtatshëm në zonën e Porto Romanos, ku do të shkarkohen këto mbetje.

“Në Porto Romano do të vendosen 102 kontejnerët që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme toksike.
I gjithë porti i Durrësit është blinduar nga masa të rrepta sigurie nga autoritetet portuale dhe ato të policisë. Zona e Porto Romanos ndodhet rreth 10 km nga qendra e Durrësit. Është gjetur një zonë e sigurt mjedisore sipas autoriteteve, ku do të merren dhe kampionët nga mbetjet për t’u analizuar nëse janë të rrezikshme apo jo”, raportoi gazetarja Haxhiaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb