Garda Civile e Spanjës, ka arrestuar katër persona, dy me kombësi shqiptare dhe dy spanjollë, si dhe ka çmontuar dy plantacione të rëndësishme marijuane në qytetet Monóvar dhe Algorfa.

Operacioni filloi kur banorët e Monóvar raportuan në mënyrë anonime një plantacion të mundshëm marijuane në një shtëpi në komunë. Shtëpia u zbulua se i ishte dhënë me qera një çifti spanjoll por se në pronë vëreheshin shpesh dy shqiptarë.

Shqiptarët rezultuan me histori të trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2022. Hetimi zbuloi një tjetër shtëpi në rrjet në një urbanizim privat në Algorfa. Këto indikacione tregonin për një organizatë të strukturuar kriminale të dedikuar për kultivimin e marijuanës.

Duke pasur parasysh mundësinë që disa anëtarë të rrjetit të kthehen në Shqipëri, Garda Civile përshpejtoi operacionin ku një prej “fermerëve” shqiptarë u kap ndërsa ruante 205 bimë marijuanë dhe 500 gram sytha.
Një nga kujdestarët e plantacionit u përpoq të arratisej dhe u fsheh nga çatia në shtëpinë e një çifti. Pas një ore kërkimi dhe me mbështetje ajrore nga një dron, ai u gjet dhe u ndalua. Në këtë adresë janë sekuestruar 173 bimë marijuanë, me peshë totale 40.5 kg.
Çifti spanjoll u arrestua në Alicante dhe Novelda të njëjtën ditë dhe të nesërmen.
Katër të arrestuarit, sipas shkallës së pjesëmarrjes, akuzohen për krime kundër shëndetit publik për kultivimin e marijuanës, mashtrim me energjinë elektrike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, ndërsa personi i cili tentoi të arratisej, është akuzuar edhe për krimet e rezistencës dhe mosbindje ndaj oficerëve të policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb