Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se nga viti i ardhshëm të dhënat mbi turizmin do të jenë të gjitha në një platformë të vetme E-Visitor.

Në fjalën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Kumbaro ndërsa prezantonte “Buxhetin 2025” për minisytrinë që drejton, u shpreh se kjo platformë do të sigurojë të dhëna në kohë reale, të sakta dhe të aksesueshme për grupet e interesit, qoftë privatë dhe publikë ku do të bashkohen dhe strukturohen të gjithë të dhënat e rëndësishme për turizmin

“Një tjetër projekt i rëndësishëm i udhëhequr nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është ndërtimi i platformës së statistikave, që do të quhet E-Visitor, e cila do të sigurojë të dhëna në kohë reale, të sakta dhe të aksesueshme për grupet e interesit, qoftë privatë dhe publikë ku do të bashkohen dhe strukturohen të gjithë të dhënat e rëndësishme për turizmin nga burimet e ndryshme duke përfshirë të dhënat mbi origjinën e turistëve, të dhënat e akomodimit, të dhënat e anketave të turizmit, të preferencave të tipologjive të turizmit shumë të vlefshme për Ministrinë e Turizmi dhe Mjedisit si politikëbërëse, qoftë për INSTAT, Policia e Shtetit, doganën, tatimet, bashkitë me qëllim që të dhënat të ndahen në kohë reale, por edhe formalizimi i tregut që ka bëjë për shembull me mbledhjen e taksës së fjetjes nga bashkitë me deklarimin dhe kryqëzimin e të dhënave mes subjekteve të ndryshme në privat mbi organizmin më të të mirë të transportit mbi preferencat dhe zhvillimet e tendencave që do të ketë turizmi”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb