Rodri u ngjit në majën e futbollit, teksa u shpall fitues i “Topit të Artë”. Mesfushori spanjoll, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se ka marrë shumë mesazhe urimi, ndërsa një nga të parët që i ka kthyer përgjigje ka qenë “ikona” Iniesta.
“Kam marrë më shumë se 700 mesazhe. Ndoshta do t’u përgjigjem të gjithëve gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm. Por më duhet të them se u dhashë menjëherë përparësi disave, si Andrés Iniesta. Ishte i pari që iu përgjigja” – tha Rodri.
(J.S/BalkanWeb)