Herët apo vonë do të ndodhte, në futboll është thjesht e pashmangshme. Për herë të parë në karrierë, që nga viti 2007 kur drejtonte Barcelona B, Pep Guardiola pëson katër humbje radhazi. Në konferencë për shtyp, Guardiola u ngacmua nga gazetarët duke u pyetur nëse ky ishte fundi i një epoke:

“Sporti nuk luhet vetëm, nuk ka gjithmonë vetëm momente të bukura. Unë e di që njerëzit e dua këtë, fundin e epokës, e ndjej prej shumë kohësh, prej shumë vitesh. Ne duhet të reagojmë, të rikthehemi të fitojmë, duhet të ndryshojmë me shpejtësi. Për momentin nuk jemi në gjendje të mbajmë ritmin për 90 minuta”, u shpreh Guardiola.

Alibitë për këtë rënie drastike të Man.City janë të shumta, por do të ishte çmenduri që një skuadër e Premier League të vijonte me këto ritme, të dominonte për 9 vite futbollin në ishull. Nga 8 sezone të fitosh 6 prej tyre është më të vërtetë diçka që vetëm Man.City dhe Pep Guardiola mund ta bënin këtë periudhë.

Kjo situatë që po kalon Man.City sjell dhe një herë në vëmendje të ardhmen e Pep Guardiola-s, çfarë do të bëjë në fund të këtij sezoni kur i përfundon dhe kontrata? Sipas mediave në ishull, Guardiola pritet të qëndrojë edhe një vit, por ky vendim do të merret vetëm pasi të përfundoi gjyqi për “qytetarët” ku rrezikojnë jashtëzakonisht shumë të dënohen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb