Të tjera përballje emocionuese u zhvilluan të dielën në mbrëmje në NBA. Sfida e mbrëmje ishte padyshim ajo mes Boston Celtics dhe Milwakee Bucks.
Boston Celtics fituan 113-107 në fushën e Milwukaee, në një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes. Tatum me 31 pikë e 12 rebound ishte lider për kampionët, që ngjiten në vendin e dytë, ndërsa 43 pikët e 13 rebound të Antetkounmpo mbetën për statistikë.
Skuadra e Golden State i bashkohet treshes kryesuese në Perëndim, pas fitores 127-116 në fushën e Oklahomës. Stehen Curry me 36 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Për vendasit ndërkohë u dalluan Gilgeous-Alexander me 24 pikë dhe Williams me 20 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen për Oklahomën.
Fiton edhe ekipi i Lakers, që myndi 123-103 Toronto, ndeshje ku për kalifornianët u dallua Austin Reaves me 27 pikë. 19 pikë, 16 asist dhe 10 topa në tabelë për Le Bron James.
Fitore në sekondën e fundit për Miami, që mundi 95-094 Minnesota jashtë fushe. Tyler Herro ishte hero për ekipin nga Florida.
Rikthehet tek fitoret bindëse edhe skuadra e Denver Nuggets, falë Nikola Jokic, që realizoi një “triple double” (37 pikë, 18 rebound, 15 asist) duke mundur 122-120 Dallas, pavarësisht 43 pikëve të Luka Doncic.
Ndërkohë sfidat e tjera prodhuan këto rezultate
Detroit – Houston, 99-101
Indiana – New York, 132-121
Orlando – Washington, 121-94
Philadelphia – Charlotte, 107-105
Phoenix – Sacramento, 118-127
Portland – Memphis, 89-134