Një 33-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës në Lushnje.

Policia njofton se i riu ka tentuar të vrasë veten duke konsumuar një sasi ilaçesh, ndërsa shton se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikuar për jetën.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:35, në spitalin e Lushnjës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi R. B., 33 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese në një dhomë hoteli në Lushnjë.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb