Kriza e rezultateve dhe atomosfera aspak e qetë mes drejtueseve të Romës dhe tifozëve verdhekuq nuk ka fund. Disfata e së dielës ndaj Bolognës 2-3 në Olimpiko, shënoi edhe fundin e aventurës së teknikut kroat Juriç tek kryeqytetasit. Ai zëvendësoi në nisje të sezonit De Rossin e shkarkuar, po në 12 ndeshje në të cilat drejtoi Romën nuk dha rezultatet e kërkuara.

Për momentin të shumta janë kandidaturat për të zënë vendin e Juriç në stolin e verdhekuqëve, teksa mediat italiane kanë cituar emrat e Rudi Garcias, Roberto Mancinit, Ranierit, Lampard, Allegri apo edhe anglezit Potter. Skuadra e Romës do të rifillojë stërvitjen të mërkurën, ditë në të cilën me shumë gjasa do të bëhet edhe prezantimi i teknikut të ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: