Prapaskena të bujshme kanë dalë në sipërfaqe, sa i takon një prej raporteve më të komentuara të viteve të fundit nga mediat rozë, ai mes lojtarit të Gallatasarait Mauro Icardi dhe ish bashkëshortes së tij Wanda Nara.

Wanda ka lënë pas raportin disavjeçar me Mauron, teksa ka bërë publike lidhjen e saj të fundit me reperion L-Gante. Mirëpo dyshja duket se nuk e harrojnë kaq kollaj njëri tjetrin. Ka qenë vetë Wanda Nara që gabimisht ka postuar një foto në profilin e saj në instagram, ku dallohet komunikimi i saj i fundit me Mauron dhe mesazhi i ish bashkëshortit të saj:

“Po ta përsërish prapë. Dëshirojë gjithçka në jetë ta ndaj me gruan që dua më shumë, me gruan e jetës sime. Je debulesa ime, je forca ime, je princesha që dua e që ja kam premtuar këtë gjë gjyshes tënde, ditë kur u martuam, do të mbështes gjithmonë”.

Mesazh shumë i fortë ky i lëshuar nga Mauro Icardi, që ka ngjallur kuriozitetin e fansave, që presin ndoshta rikthimin e dyshes sërish me njëri tjetrin. Ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse Wanda do të pranojë të rikthehet sërish në krahët e Icardit, apo këto mesazhe janë injoruar nga ana e asaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: