Biznesmeni Ilir Rrapaj ka folur sot në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi si një nga përfituesit e koncesionit 100 mln euro të Sterilizimit.

Rrapaj u pyet nga kryetarja e komisionit Albana Vokshi për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Shëndetësisë së asaj kohe Ilir Beqaj, italianin Umbro Staccini etj. Ai tha se njohjet me kryeministrin Edi Rama ishte vetëm për shkak të aktivitetit të tij politik dhe se prezantimi ishte bërë në takimin e mbajtur në Pallatin e Kongreseve, ashtu si dhe me Ilir Beqajn.

Vokshi: Ju e morët vesh për koncesionin nga një ortak, cili është?
Rrapaj: Umbro Staçini. Ai e kishte lexuar.
Vokshi: A e njihnit Umbro Staçinin?
Rrapaj: Ka qenë president i polit biomedical i rajonit të Umbrias.
Vokshi: A e njihnit shtetasin Ilir Beqaj, që kur fillon njohja juaj?
Rrapaj: Kam njohje si personazh publik.
Vokshi: Nuk kishit miqësi përpara?
Rrapaj: Absolutisht jo. As më parë, as më gjatë, as më vonë.
Vokshi: Pra e njihnit nga larg si ministër?
Rrapaj: Po.
Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?
Rrapaj: Besoj në të njëjtin aktivitet të thirrur nga qeveria shqiptare. Aty kam pasur rastin që fizikisht t’i njoh se kush janë. Ishin mbi 400 pjesëmarrës, të gjithëve u është rezervuar një përshëndetje.
Vokshi: Pra, po thoshit që nuk kishit lidhje me ministrin dhe kur ai ka pësuar një aksident dhe është dërguar në spital në Itali, nuk keni qenë ju që e keni ndihmuar?
Rrapaj: Jo nuk kam qenë. Më vjen që nuk e kam bërë, sepse kam ndihmuar shumë njerëz.
Vokshi: Ministri e ka thënë vetë që ka qenë aksidentuar dhe është mjekuar në një spital në bari.
Rrapaj: Bari është 850 km larg.
Vokshi: A keni dijeni ose lidhje për blerjen e një shtëpie nga Beqaj menjëherë pas koncesionit të Sterilizimit?
Rrapaj: Jo nuk kam dijeni.
Ndreca: Dëgjova 3-4 pyetje që kanë lidhje me objektin e komisionit. Ne çna duhet kjo vila e atij këtu. Ne kemi koncesionet nga pikëpamja administrative. Këto pyetje e kapërcejnë objektin e hetimit.
Vokshi: Po kryeministrin Edi Rama si e keni njohur?
Rrapaj: Si shumica e shqiptarëve nga aktiviteti politik.
Vokshi: Ku e keni takuar për herë të parë?
Rrapaj: Në të njëjtin aktivitetin të organizuar nga qeveria.
(Vokshi Tregon foton e Rrapajt me Ramën)
Vokshi: Foto publike, ça keni, rrini të qetë, kam dhe foto të tjera dhe ilustrime të tjera. Ça keni mo që qeshni. Pra nuk keni pasur njohje dhe diskutime të tjera?
Rrapaj: Jo.
Vokshi: Keni bërë takime dhe me kryeministrin me delegacionin e Umbrias?
Po.
Vokshi: Po me Beqajn?
Rrapaj: Vetëm dhe ekskluzivisht në ambiente zyrtare.
Vokshi: Çfarë keni biseduar me kryeministrin?
Rrapaj: Nuk kam bërë diskutime, kam qenë i pranishëm në diskutimet mes delegacioneve. Nuk i mbaj mend të gjitha pikat e akordit të bërë.
Vokshi: Që nga ky takimi më 22 nëntor 2013, kush ka qenë marrëdhënia juaj me ministrin e asaj kohe Ilir Beqaj? Keni pasur takime të tjera zyrtare apo jo zyrtare?
Rrapaj: Në kujtesën time kanë qenë një ose dy dhe në funksion të lidhura me akordin kuadër, vetëm institucionale.
Vokshi: Menjëherë pas takimit te Pallati i Kongreseve, cili ishte hapi tjetër që ju ndoqët në lidhje me marrëdhënien me Ministrinë e Shëndetësisë? Cili ishte roli juaj në delegacionin e Umbrias?
Rrapaj: Mes një grupi të nderuar personazh, u zgjodha dhe unë në rolin e një qytetari të shumëvlerësuar në rajonin e Umbrias për eksperiencën, për kontributin në jetën e përditshme civile dhe padyshim në atë që ishte zgjedhje e tyre për të pasur një zgjedhje të besueshme. Më ka ftuar shoqata e konfindustrisë në rajonin e Umbrias për të qenë pjesë e delegacionit. Kisha rol ndihmues, jo ndërmjetësues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb