Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi në lidhje me skandalin tek “Onkologjiku”.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Gashi ishte nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por GJKKO vendosi lirimin e tij me garanci pasurore 20 mln leke
Mësohet se mjekut i është bllokuar edhe pasaporta. Masë kjo e marrë për të mos i lejuar daljen e tij jashtë vendit, ndërkohë që procesi është ende në vijim e sipër.
Edmond Gashi dhe mjekë të tjerë të Onkologjikut dyshohen për korrupsion e vepra të tjera, pasi nga hetimet ka rezultuar se pacientëve të prekur me tumor nuk iu jepej shërbimi i duhur në spitalin shtetëror, por dërgoheshin drejt privatit.
(BalkanWeb)