Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin është i detyruar të bëjë katër ndryshime në skuadër për ndeshjet e UEFA Nations League kundër Serbisë dhe Spanjës. Manuel Akanji,  Denis Zakaria, Dan dhe Pascal Loretz nuk janë të disponueshëm për këto takime, për shkak dëmtimi.

Duke parë këto mungesa, Yakin vendosi të thërrasë Ulisses Garcia nga Olympique Marseille dhe portierin David von Ballmoos nga Young Boys. Helvetët nuk po zhvillojnë një edicion të mirë në Nations League, pasi janë në vendin e fundit me 1 pikë.

Lista:

Portierë: Kobel, Mvogo, Von Ballmoos

Mbrojtës: Amenda, Comert, Hajdari, Mbabu, Muheim, Rodriguez,

Mesfushorë: Xhaka, Jashari, Fernandes, Freuler, Sierro, Sohm, Monteiro, Ugrinic, Kutesa, Rieder.

Sulmues: Amdouni, Embolo, Okafor, Zeqiri, Garcia

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb