“Detyrim paraqitjeje” është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, dhënë për mjekun radiolog Ermir Mahilaj për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Mbrëmjen e të premtes, 8 nëntor, 54 -vjeçari Mahilaj aksidentoi për vdekje 62 – vjeçaren Hëna Maxhalaku, këmbësore, banuese në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes 62-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Humelicë, në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb