Në rubrikën “Opinion” në News24 është debatuar lidhur me situatën politike në vend dhe çfarë mund të ofrojë opozita për të fituar zgjedhjet e 2025-ës.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari tha se tha se të gjitha pretendimet e PD janë vërtetuar sot. “Përfshirja e elementëve kriminalë, përfshirja e administratës publike në zgjedhje, janë faktuar edhe në raportet e OSBE/ODIHR”, tha ai, duke shtuar se kauza e opozitës janë zgjedhjet e lira, por ato mund të arrihen përmes qeverisë teknike.

Debati

Halit Valteri: Nuk vihet në pushtet me qaravitje, nuk vihet duke thënë aman më jepni qeverinë teknike. Kemi një opozitë në pazar me mazhorancën. Pa ndryshuar ‘hoxha’ që ka hipur në majë të minares’ nuk ndryshohet asgjë.

Grigels Muçollari: Kur e kuptove që Sali Berisha ishte komunist, atëherë kur ishe si badigard i tij dhe i hapje rrugën?

Halit Valteri: Ti do humbësh përballë meje sa herë të dalësh.

Ben Andoni: Opozita duhet të krijojë frymë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb