Aaron Wan-Bissaka po luan sezonin e parë te West Ham. 26-vjeçari nuk heziton të kthehet në të kaluarën, teksa kujtoi kohën kur kaloi nga skuadra londineze e Crystal Palace te Manchester United.

“Ishte e vështirë, shumë e vështirë. Arrita vetëm dhe ishte hera e parë që largohesha nga shtëpia. Nuk kisha njeri atje, përveç PlayStation. Ishte bërë e lodhshme. Ndoshta nuk ishte një ide e mirë për mua” – tha Wan Bissaka. Ai ka luajtur 5 sezone në Manchester.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb