Gjergji Kote është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në derbin mes Dinamos dhe Partizanit, që këto të fundit fituan 1-2 në “Elbasan Arena”.
Plot 11.5 kilometra si askush tjetër, ndërsa klubi i kuq ka shpërndarë këtë shifër për ndjekësit përmes rrjeteve sociale.
Kote u aktivizua në mungesë të Ismailit, i cili ishte i dëmtuar. Trajneri Veselinoviç pas ndeshjes e cilësoi mesfushorin një diamant në futbollin shqiptar.
Kujtojmë se për herë të parë 20-vjeçari ka fituar ftesën te Kombëtarja U-21. Kote do të jetë në dispozicion të Alban Bushit për miqësoret e nëntorit me Moldavinë.