Në podcastin EduVision në News24 është folur për suksesin ose dështimin e një organizate.

Leudita Ademi, pedagoge në Universitetin Luarasi, si dhe drejtuese e Departamentit të Ekonomiks, tha se prej 7 vjetësh është bërë pjesë e këtij universiteti, ambient në të cilin kam gjetur plotësimin e kritereve të mia akademike, por edhe të vlerave njerëzore.

Referuar departamentit që drejton, Ademi tha se përpiqemi çdo ditë dhe punojmë me studentët, me një staf shumë të arsimuar, jo thjesht me kriteret që ofron ligji shqiptar, por duke sjellë edhe eksperiencat e Universiteteve të huaja.

Referuar ndryshimeve në tregun e punës, duke folur për përshtatjen e kurrikulave, Ademi tha se ka një zhvillim të vrullshëm në të gjitha fushat, por ne po ecim me hapim e kohës lidhur me përditësimin e kurrikulave.

342b130e A601 496b 85bf 0741563b27fc
342b130e A601 496b 85bf 0741563b27fc

“Kemi sektorë të koordinuar shumë mirë në Universitet, që është zyra e Kurikulave, përafrojmë programet me modelet më të mira”, tha ajo.

Pedagogia tha se këtë vit akademik, Universiteti Luarasi ka pasur prurje shumë të mira, madje në shumë fakultete janë të plotësuara kuotat përsa i takon studimeve të Master.

“Duhet parë çështja e kuotave, pasi në shumë prej fakulteteve tashmë janë të mbyllura. Është një cikël studimesh shumë profesional. Fakulteti i Ekonomisë vjen me dy programe: një në banka dhe tregje financiare (master i shkencave) dhe tjetri në “Menaxhim Ekzekutiv” (master i shkencave).

Ajo tha se këto janë programe që sjellin të gjitha trendet e kohës, me qëllim që të përgatisim individë që janë të aftë të gjejnë veten lehtësisht në tregun e punës.

“Këto janë kurrikula që sigurojnë një pozicionim të atyre që i ndjekin shumë mirë në një treg pune në të ardhmen”, tha Ademi.

Në vijim ajo tha se Universiteti Luarasi ka ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me studentët e diplomuar, një pjesë e tyre janë pjesë e Universitetit.

“Identifikimi i talenteve ka funksionuar, është një proces shumë i rëndësishëm evidentimi i tyre. Por edhe ndjekja e studentëve për të kuptuar jo vetëm aftësia profesionale, por edhe marrdhëniet ndërpersonale”, tha Ademi.

8d772c73 Db52 4aa3 B213 58aac4b00d42
8d772c73 Db52 4aa3 B213 58aac4b00d42

Duke folur lidhur me eksperiencën në Universitetin Serzhi në Paris, ku ishte e ftuar si lektore në bazë të marrëveshjes që Universiteti Luarasi kishte me universitetin në kryeqytetin francez, Ademi tha se marrëveshja është e shtrirë në disa dimensione, nga ajo për studentët, për pedagogët apo lektorët.

“Është një eksperiencë shumë e bukur, veçanërisht kur shikon entuziazmin e studentëve në universitetin në Paris njëlloj me studentët në Universitetin Luarasi”, tha ajo.

Si lektore e lëndës së burimeve njerëzore, Ademi tha se menaxhimi i burimeve njerëzore është fokus i saj, është një disiplinë që e gjen veten në pothuajse të gjitha fushat. “Ndryshimet janë të mëdha, fillimisht ka pasur paragjykime se çfarë bën zyra e burimeve njerëzore, janë parë në rolet që nuk janë, por me kalimin e viteve është kuptuar si koncept dhe burimet njerëzore nuk kanë të bëjnë vetëm me oraret se kur një punonjës vjen në punë dhe kur ikën, apo me ditët e punës”, tha Ademi.

Duke folur për disa nga sfidat që po hasen në lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore, Ademi tha se është ruajtja e qëndrueshme dhe përkushtimi i punonjësve. Ademi tha se përpos kësaj ka edhe sfida të tjera që kanë të bëjnë me gjetjen e njerëzve të duhur për atë profesion që kërkohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb