Alvaro Morata u dëmtua në kokë, duke humbur kështu ndeshjen që Milani zhvilloi ndaj Cagliarit. Rreth gjendjes së sulmuesit spanjoll, foli trajneri i skuadrës iberike, Luis De La Fuente.
“Ai po i nënshtrohet testeve dhe situata duket pozitive. Nëse nuk shfaqen probleme, ai do të mbetet në grup. Tani për tani gjithçka po shkon mirë”, thekson trajneri. Morata ka luajtur 82 ndeshje me Spanjën dhe ka realizuar 37 gola.
(J.S/BalkanWeb)