Tre nga katër personat e lënduar në Ferizaj, që u theren me thikë nga një 59-vjeçar janë duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK.

Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla ka thënë për teve1.info se njëri nga të lënduarit e gjinisë femërore 10-vjeçare është në gjendje të rëndë, e cila është duke u trajtuar, kurse dy të tjerët janë në gjendje stabile.

I dyshuari raportohet se është Ekrem Hyseni. Insajderi sjell foton e tij.

Ferizaj2
Ferizaj2

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb