Ish-banorja e Big Brother VIP 2 Mikela Pupa është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka mirëpritur një vajzë, që e ka pagëzuar me emrin e veçantë Aura. Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale me një fotografi të përbashkët.
“Zot faleminderit që i dhe kuptim jetës time. Një krijesë kaq e vogël që ta ngre shpirtin peshë, të dua e vogla ime Aura 11/11/24”, kanë qenë fjalët e ish-konkurrentes së “Përputhen”.
Ajo ka marrë mesazhe urimi nga miqtë dhe ndjekësit. Mikela është bërë e njohur për publikun me pjesëmarrjen e saj në programe të ndryshme në vendin tonë.