Një fluturim i avionit “Spirit Airlines” mbi kryeqytetin haitian të Port-au-Prince nga shteti amerikan i Floridas, u godit nga të shtënat me armë zjarri të hënën, duke e detyruar aeroplanin të devijohej në Republikën Domenikane, raportoi Miami Herald.
Të paktën një person – një stjuardesë – u godit nga një plumb, sipas Herald, i cili citoi një burim. Media “Herald”, duke cituar burime të shumta, tha se avioni u ul i sigurt. Kompania ajrore “Spirit” nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi fluturimin që u nis nga Fort Lauderdale, raportoi Reuters.
Të shtënat e raportuara detyruan autoritetet në aeroportin ndërkombëtar ‘Toussaint Louverture’ të ndalonin të gjitha fluturimet komerciale. Gjurmimi i fluturimeve tregoi se si aeroplanët e ngarkesave JetBlue Airuays dhe Amerijet u larguan nga Haiti pas të shtënave me armë, raportoi Herald.
E hëna shënoi të paktën herën e dytë në javët e fundit që të shtënat me armë nga bandat e armatosura goditën një avion që udhëtonte mbi Port-au-Prince. Në tetor, të shtënat e bandës goditën një helikopter të Kombeve të Bashkuara, duke e detyruar atë të kthehej në aeroport. Askush nuk u lëndua.
Bandat e lidhura politikisht në mars u ngritën në një kryengritje alarmante që rrëzoi kryeministrin e Haitit, liroi më shumë se 4600 të burgosur nga burgu, mbylli aeroportin në Port-au-Prince dhe shkëputi qytetin nga bota. Banorët nuk kanë parë asnjë shenjë se kur autoritetet mund të marrin kontrollin e kryeqytetit nga bandat.
Të hënën, këshilli presidencial kalimtar i Haitit emëroi sipërmarrësin dhe ish-kandidatin e senatit Alix Didier Fils-Aimé si kryeministër të ri, sipas gazetës zyrtare të vendit.
Didier Fils-imé zëvendëson Garry Conille, i cili u emërua kryeministër në maj, i cili u shkarkua pas një periudhe të shkatërruar me grindjet e brendshme politike./The Guardian/