Brenda burgut famëkeq “Koridhalos”, në Athinë ku vuajnë dënimin shumë shtetas shqiptarë, shpesh protagonistë edhe të përplasjeve fatale brenda tij, është gjetur një armë zjarri.
Lajmi është bërë publik zyrtarisht nga policia greke, sipas së cilës, arma është gjetur mesditën e së dielës në bodrumin e burgut. Brenda një vendi te fshehtë në mur, gjatë kontrollit është zbuluar një pistoletë me një krehër bosh dhe pranë saj edhe 15 fishekë të kalibrit 9 mm, të mbështjella me shirit izolues. Policia dhe administrata e burgut kanë nisur hetimet për te zbuluar shkaqet e fshehjes së armës, nëse ajo do përdorej për atentat ndaj ndonjë të burgosuri apo për arratisje.
Disa shqiptarë janë vrarë e shumë të tjerë janë plagosur ndër vite brenda burgut Koridhalos, kryesisht me armë të ftohta por nuk kanë munguar edhe rastet e arratisjeve.