Janë 290 kandidatë kanë aplikuar për të kandiduar për pozicionin e Shefit të komisariatit në të gjithë vendin.

Në këtë garë janë përfshirë edhe gra, për të cilat mbetet për t’u parë nëse do t’u besohet një nga 48 komisariatet e vendit.

Gjithashtu të gjithë shefat aktual të komisariateve kanë hedhur kandidaturën duke kërkuar rizgjedhjen në krye të institucioneve.

Pas publikimit të listës së plotë te kandidatëve të gjithë aplikantët do t’i drejtohen një komisioni. Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga 3 anëtarë: një përfaqësues nga Ministria e Brendshme, një nga Policia e Shtetit dhe një nga Akademia e Sigurisë.

Kandidatët duhet të mbajnë njërën nga gradat e rolit të parë drejtues, të mos kenë shkelje të rënda disiplinore dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.

Komisioni i vlerësimit të aplikimeve brenda 10 ditësh do të kryejë vlerësimin e kandidaturave me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb