Në nisje të komisionit opozita kërkoi zgjatjen e afateve me qëllim marrjen në pyetje të kryeministrit Edi Rama dhe Vilma Bushi.

Deputeti Saimir Korreshi u shpreh se kreu i qeverisë duhet të pranojë se “nuk ia mban prapanica të vijë në komision” pasi ka frikë.

“Dua ca leksione si ta kemi krimin e organizuar nga Rama, si vidhen kaq lekë nga buxheti i shtetit, si rrihet duke ngrënë dardha pas ose të thotë jam frikacak e nuk ma mban prapanica të vi në komision”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë ka nxitur reagimin e Ilir Metajt, i cili u shpreh se opozita nuk mund ta ngrihet mbi nivelin e prapanicës pasi e kanë vërtetuar me fjalë dhe vepra.

“Që në nisje të komisionit keni ndërtuar një trafik ku keni lënë ngjyrën jeshile për opozitën dhe të kuqen për ne. As në ëndrrat më optimiste nuk keni qenë mbi palët. Nuk është hera e parë që dikush nga ju në mungesë të argumenteve fjalën ja sjell prapanicës, siç bëri kolegu aty. Këtë e keni treguar me fjalë e vepra që është maja ku mund të arrini. Rama mund t’ju mësojë se si ndryshohet faqja e Shqipërisë, Duhet të dalësh jashtë nivelit të prapanicës për ta kuptuar ja pse ju jeni të pashpresë”, tha Metaj.

Ndërkohë Korreshi u shpreh se herë tjetër do të flasë vetëm për Noc Rrokun, referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

“Herë tjetër do flas për Noc Rrokun e do bilbilos”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb