Lëvizje interesante në shtëpinë e Juventus. Mediat italiane kanë publikuar ditën e sotme se klubi bardhezi, po mendon edhe se si të forcojë skuadrën akoma më shumë në projeksion të sezonit të ardhshëm. Problemi më shqetësues për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mbetet sulmi. Vonesa në rikuperimin e Milik, ka bërë që Vlahoviç të shikohet si zgjidhja e vetme për majën e sulmit.

Për këtë aryse në Torino kanë nisur menjëherë nga puna për t’i shtuar Thiago Mottës, në repartin ofensiv një tjetër bomber. Emri më i pëlqyer për momentin ngelet ai i holandezit të Manchester United, Joshua Zirkzee. Ai mbetet një nga sulmuesit më të dëshiruar nga Thiago Motta, me të cilin një sezon më parë së bashku tek Bologna zhvilluan një sezon të madh, duke rikthyer Bolognën në Evropë. Klubi anglez pagoi 42,5 milionë euro për ta transferuar këtë verë nga Bologna sulmuesin holandez, ndaj shihet shumë e vështirë që kjo tratativë të mbyllet me sukses.

Megjithatë tek Juventus, duket se nuk kanë asgjë për të humbur, kjo edhe sepse Amorim tekniku i ri i “Djajve të Kuq” preferon brazilianin Danilo nga Juventus për të përforcuar mbrojtjen. Juventus do të ishte e interesuar për të nisur një trativë për brazilianin, duke qenë se kontrata e tij përfundin në fund të sezonit, ndaj në këtë mënyrë mund të shfrytëzonte rastin për të nisur bisedimet edhe për sulmuesin Zirkzee. Flitet se United mund të ishte e hapur për ta kaluar me huazim në merkaton e janarit tek një klub tek i cili Zirkzee mund të gjente më shumë minuta në dispozicion, kjo edhe sepse Amorim thuhet se nuk e ka holandezin në qendër të projektit të tij, ndaj Juventus në këto kushte mund të ishte një destinacion më se i mundshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: