Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, ende nuk ka arritur të nisë dëshminë e tij në komisionin hetimor të “Sterilizimit”, edhe pse kanë kaluar rreth dy orë i pranishëm në sallë.

Kjo për shkak të tensioneve që ka pasur mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në lidhje me faktin nëse ai duhet të lejohet që deklaratën fillestare ta bëjë me powerpoint apo duhet ta lexojë.

Klodiana Spahiu ka lexuar një nen nga Kushtetuta e cila sipas saj i njeh dëshmitarit të drejtën që komisioni t’ia plotësojë kërkesën, çka është kundërshtuar nga kryetarja Albana Vokshi.

“Vjen këtu të bëjë prezantim shkencor”, ka ironizuar Vokshi.

Pjesë nga diskutimi:

Klodiana Spahiu: Dëshmitari është në të drejtën e tij që t’i prezantojë, t’i paraqesë me fjalë, me foto e video. Në qoftë se ju nuk keni frikë nga e vërteta është mirë që të vazhdojë siç e ka të drejtën kushtetuese dëshmitari dhe siç e kemi ne të drejtën si anëtarë të komisionit. Neni 34 i rregullores, komisioni merr vendim me votim të hapur për programin, raportin, projektrezoluta.

Albana Vokshi: Klodi ta kanë dhënë nenin gabim. Kush ta ka dhënë.

Spahiu: Komisionin e ke bipartizan. Nuk e bën dot pa ne komisionin.

Vokshi: Nuk është Ilir Beqaj më i mirë se Ilir Rrapaj, njësoj janë. Ilir Rrapaj bëri deklaratë iu përgjigj pyetjeve, Ilir Beqaj të bëjë deklaratë e t’u përgjigjet pyetjeve.

Spahiu: Më lini të mbaroj.

Vokshi: Gjej nenet e sakta.

Spahiu: Mbarova me nenet.

Vokshi: Vjen të bëjë prezantim shkencor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb