Jorge Sampaoli është trajneri më i ri i Rennes. Lajmi është bërë publik nga klubi francez, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Trajneri argjentinas u prezantua sot në “Roazhon Park” dhe firmosi një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026. Sampaoli ka drejtuar më parë kombëtaren e Argjentinës, ndërsa ka udhëhequr skuadra si Santos, Marseille, Sevilla dhe Flamengo.

Sampaoli do të debutojë në pankinë në ndeshjen ndaj Lille, të programuar për datën 24 nëntor.

“Jorge Sampaoli, trajneri i ri i skuadrës, u prezantua zyrtarisht për shtypin në Roazhon Park”- shkruan Rennes.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb