Për herë të dytë brenda këtij viti Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interest për lekun nga 3% në 2.75%.Ky vendim sipas Erald Themelit, Drejtori i Politikës Monetare u mor për të stabilizuar nivelin e inflacionit.

Sink Erald Themeli,drejtor I politikes monetare bsh- Ky vendim erdhi pas përditësimit të parashikimeve tona për të ardhmen ne kontatuam që inflacioni do të mbetet relativisht I qëndrueshëm në nivelet 1.9,2 % gjatë tremujorit të katër të vitit por gjithashtu po ashtu analiza dhe parashikimet konkluduan që balancat rreziqeve në afatin e shkurtër qëndrojnë në kahun e poshtëm që do të thotë që goditjet e ofertës që kanë sjell rënien e inflacionit gjatë vitit 2024 do të vazhdojnë të jenë të pranishme gjatë tremujorit të 4 madje rrezikojnë ta zhvendosin këtë tregues edhe poshtë projeksionit tonë qendror prej 1.9%.Pikërisht pë r të shmangur mundësinë që këto goditje të materializohen dhe të përkthehen pastaj në inflacion të ulët dhe në dëmtim të pritjeve të ekonomisë për inflacionin ne ndërmorëm këtë veprim të politikës monetare.

Ulja e normës bazë sipas bankës qendrore pritet të ketë edhe një efekt tjetër pozitiv atë të nxitjes së rritjes ekonomike.

Erald Themeli, drejtor i politikes monetare, tha se duke ulur normën bazë synojmë ti sinjalizojmë ekonomisë dhe të gjithë operatorëve ekonomik gatishmërinë tonë për të marr gjithë vendimet e duhura në kohën e duhur për të respektuar objektivin tonë të të inflacionit në nivelin 3% por njëkohësisht duke pasur dhe efekt tjetër pozitiv në nxitjen e ritmit të rritjes ekonomike për periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Mendoj që ky vendim ka qenë i duhur dhe i shërben respektimin të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve dhe po ashtu forcimit të redibilitetit të BSH.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të lehtësua politikën monetare pritet të ketë ndikim kryesorë tek normat e interesit të kredive në lek duke I ulur ato.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb