Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjeve ndaj Belgjikës dhe Francës në Nations League.

“Duket e lehtë të marrësh një pikë, por nuk është ky arsyetimi që duhet të bëjmë! Nëse mendojmë kështu, atëherë e kemi gabim! Ndeshjet janë të vështira! Sjellja dhe qëndrimi duhet të jenë korrekte, jo të tregojmë mendjemadhësi! Kjo e fundit është gjëja e parë që duhet luftuar!”.

“Futbolli italian- Lojtarët i komplimentova për mënyrën se si po e drejtojnë sezonin, duke vënë në pah një futboll të mirë! Konkurrenca është e mirë për të gjithë, ajo stimulon rritjen! Ne shohim ndeshje të bukura e të luftuara! Ekipet e vogla u’a vështirësojnë lojën atyre të mëdha! Pra ka mundësi për t’u rritur! Retegui dhe Kean? Ata po tregojnë çfarë ne shpresojmë! Kjo na lumturon!”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb