Ish-ministri Ilir Beqaj, ende nuk ka dhënë një dëshmi dhe nuk ka nisur marrja në pyetje në komisionin hetimor të “Sterilizimit”.

Beqaj kërkon një vendim në lidhje me kërkesën e tij për të bërë deklaratën me powerpoint. Ndërkohë kryetarja Albana Vokshi vijon të këmbëngulë që një gjë e tillë nuk i lejohet pas një vendimi të marrë nga Gjykata Kushtetuese.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Beqaj: Prej 7-8 muajsh më keni akuzuar për hajdut

Alban Vokshi: SPAK jo ne

Ilir Beqaj: Jo, jo ju më keni akuzuar. Sot u morët me jam apo jo më pak a më shumë i mençur. Kam ardhur të përgjigjem si dëshmitar. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta demonstroj me zë dhe figurë. Është vetëm një foto.

Ngjarjet nisin në tetor 2009 kur një anëtar komisioni ishte ministër e bleu centralin dhe për tre vjet e la në qese. Për këtë arsye në bazë të nenit 2 pika 7 thotë vendim i ndërmjetëm, vendim i komisionit të marrë në çdo fazë të hetimit për pyetjen e dëshmitarëve.

Albana Vokshi: E ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese. Do të flasësh për të drejtat e tua apo komisionit?

Ilir Beqaj: Neni 13 pika dy tregon mënyrën se si merret vendimi, nuk parashikohet askund që vendimin e merr kryetarja. Më jepni një vendim për kërkesën që të vijojmë.

Albana Vokshi: Mbase ke qenë në arrest dhe nuk e di që Kushtetuesja i ka rrëzuar ato nene, ia ka lënë në tagër pakicës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb