Episodi i prekjes me dorë të topit nga Cucurella në ndeshjen e Europianit mes Gjermanisë dhe Spanjës vazhdon të bëjë bujë. Tekniku i “Panzerave”, Julian Nagelsmann, u shpreh se edhe pse kanë kaluar disa muaj, nuk e ka kuptuar se përse gjyqtari nuk pa rastin në VAR.

“Më duhet të lavdëroj veten se sa i qetë qëndrova në atë situatë. Kjo është shumë e pazakontë për mua. Tani nuk po e mendoj shumë sepse nuk mund të ndikojmë më në situatë. Deri më sot nuk e kuptoj përse arbitri nuk shkoi në VAR për ta riparë”, tha Nagelsman.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb