Policia në Bolzano ka ndaluar mbrëmë dy shqiptarë që udhëtonin me një automjet të vjedhur. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën edhe mjete vjedhjeje.

Njëri nga të prangosurit, 38-vjeçar, që kishte shumë dënime penale, iu ndalua hyrja në Itali për pesë vjet.

Gjykata urdhëroi që ky person të dëbohej menjëherë nga vendi.

Bashkatdhetari i tij, i cili gjithashtu u denoncua për vjedhje dhe posedim pa leje të mjeteve të vjedhjes, ka shtatë ditë kohë të largohet nga Italia. Hetimi është në vazhdim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb