Pas përmbytjeve të fundit që ndodhën në Vlorë, duket se banorët e këtij qyteti, veçanërisht ato të zonave më të prekura, po marrin vetë masat për t’i paraprirë ndonjë situate që mund të krijojë problematika si ato të pak javëve më parë.

Videot e siguruara nga gazetari i News24 Enrik Mehmeti tregojnë se qytetarët kanë vendosur thasë me rërë në hyrje të bizneseve, banesave apo garazheve të tyre.

Duket se përmes këtyre masave, banorët po tentojnë të parandalojnë apo minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga përmbytjet, në rast të reshjeve të shumta në ditët në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb