Sekretari i Shtetit, Antony Blinken do të niset drejt Evropës për të zhvilluar disa takime urgjente për Ukrainën me zyrtarë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Departamenti i Shtetit do të mbajë bisedime në Bruksel të mërkurën se si të rritet mbështetja për Ukrainën, pasi Trump ka sugjeruar se ndihma ushtarake e SHBA për Kievin mund të kufizohet pasi ai të marrë detyrën.

Pas më pak se një ditë në Bruksel, Blinken do të fluturojë më pas për në Peru dhe Brazil për t’u bashkuar me presidentin në largim Joe Biden në forumin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.

Fitorja e Trump javën e kaluar ka ngritur pikëpyetje mbi mbështetjen e ardhshme të SHBA për Ukrainën.

SHBA ka qenë një lojtar kyç për mbijetesën e Ukrainës kundër Rusisë, duke ofruar miliarda dollarë në ndihmë ushtarake, por tani ka shqetësime se kthimi i Trump në detyrë mund ta tërheqë këtë mbështetje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb