Ka pasur sërish debate në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në parlamentin e Shqipërisë.

Deputeti Petro Koçi tha se ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duhet që të japë dëshminë e tij, qoftë dhe me foto e video, pasi kjo është brenda ligjit.

Ndërsa, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi deklaroi se dëshmia e Beqajt nuk mund të bëhet me prezantim me power-point. Ajo shtoi se maxhorancës po i “vjen keq për një hajdut”.

Plarent Ndreca: Doni të shkoni në një agjendë që keni përcaktuar. Po merreni me individë, jo çështje.

Albana Vokshi: Ju kishit përgatitur këtë skenar.

Petro Koçi: Duhet të dëgjojmë Ilir Beqajn, pasi është në pozitë delikate.

Albana Vokshi: Të vjen keq se ka vjedhur? Është kapur duke vjedhur në fondet e BE. E sollët Beqajn me pranga për të bërë shou.

Petro Koçi: Ne jemi në favor të ligjit. Kushdo që ka bërë gjëra antiligjore, le të dënohet. Ne nuk jemi gjykatë. Parti policore jeni ju. Në krye të partisë keni një kryepolic. Nuk kemi sjellë asnjë njeri ne në pranga. Zotëria ka ardhur me pranga, për shkak të situatës ku ndodhet. Ti mund të kesh dëshirë të vijnë dhe deputetët e PS këtu me pranga, por kjo nuk është me dëshirë. Ligji nuk e ndalon që deklarata të jetë e shoqëruar me foto, video. Mos e prishni për çështje teknike.

Albana Vokshi: Nuk lejohen prezantimet me power-point.

Edmond Spaho: Ju nuk doni që në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të vijë Edi Rama, q% ka firmosur për koncesionin e Sterilizimit.

Ilir Beqaj akuzohet për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndërsa u arrestuar me urdhër të SPAK për një tjetër çështje, atë të abuzimit me fondet e SASPAC.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb