Ish-ministri Edmond Haxhinasto ka lënë pak më parë ambientet e SPAK-ut. Lajmi konfirmohet për Balkanweb nga gazetarja Klodiana Lala.

Pas daljes nga ambientet e Strukturës së Posaçme, Haxhinasto ka deklaruar për gazetarët se është thirrur për disa çështje. “Jam thirrur për disa çështje. Kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet”, ka thënë ai.

Ende nuk dihen arsyet që Haxhinasto u thirr nga prokurorët e SPAK. Haxhinasto ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb