Gjashtë studentë të rinj, duke përfshirë tre djem dhe tre vajza, të moshës 19 deri në 24 vjeç, vdiqën në një aksident rrugor në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, konfirmoi një polic lokal.
Aksidenti ndodhi në kryeqytetin e shtetit Dehradun rreth orës 02:00, pasi fuoristrada me të rinjtë u përplas me një automjet të rëndë të palëvizshëm dhe më pas goditi një pemë.
Ndërsa gjashtë pasagjerët vdiqën menjëherë, njëri u shtrua në një spital lokal në gjendje të rëndë. Të gjitha viktimat ishin banorë të zonës dhe ishin jashtë për një piknik kur ndodhi fatkeqësia.
Fuoristrada u dëmtua shumë dhe viktimat janë nxjerrë prej saj me ndihmën e prerësve të gazit.
(A.A/BalkanWeb)