Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu shprehet se administrata e re republikane e Donald Trump po plotësohet çdo ditë me njerëz të rëndësishme të politikës në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mediu thekson se figurat e administratës së Trump si Marco Rubio, John Ratcliffe, Mike Waltz, Kristi Noem apo Lee Zeldin, janë personalitete të politikës së SHBA, por edhe njohës të mirë të Shqipërisë e Kosovës.

“Kam pasur nderin dhe kënaqësinë ti njoh dhe takoj ndër vite në pozicione të ndryshme”, shton Mediu ndërsa shprehet më tej se “ka ardhur koha që shqiptarët në diasporë dhe jo vetëm të bashkohen në mbështetje të interesave kombëtare të kërcënuara nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina”.

Ai shton se “Tirana zyrtare duhet të heqë dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës dhe vëllazëria me Serbinë”.

Postimi:
Administrata e Re Republikane e Trump po plotesohet për ditë me njerëz të rëndësishëm dhe të njohur të politikës Amerikane
Senatori Marco Rubio ka pasur një vëmendje të madhe për Ballkanin për Kosovën si dhe për Shqipërinë:
Marco Rubio ka qënë hapur kundër influenës Ruse, Kineze dhe Iraniane në Ballkan
John Ratcliffe me një karrierë të gjatë në Kongres dhe shërbimet inteligjente sot Drejtor i CIA
Mike Waltz ka punuar sekretarët e Mbrojtjes Rumsfeld dhe Gates dhe ka mbështetur antarësimin e Shqipërisë në NATO, sot Këshilltari Sigurisë Kombëtare për Kosovën
Kristi Noem Sekretarja për Sigurinë e SHBA
Lee Zeldin ish kongresmen i New Yorkut mik i shqiptarëve, Administratori i Agjensisë për mbrojtjen e Mjedisit.
Kam pasur nderin dhe kënaqësinë ti njoh dhe takoj ndër vite në pozicione të ndryshme, sot shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut politik dhe jo politik dhe diasporë të bashkohen në mbështetje të interesave kombëtare të kërcënuara nga Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina.
Të gjithë njohës të rajonit dhe interesave shqiptare.
Tirana zyrtare të heqë dorë nga qëllimet paternaliste ndaj Kosovës dhe vllazëria me Serbinë.
Çdo qasje si pazar politik do dëmtonte të ardhmen e kombit tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb