Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shqyrtuar sot kërkesën e Laert Haxhisë i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për dënimin e tij me burg përjetë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm.
Kujtojmë e Haxhia është dënuar në lidhje me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe për plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe të Bujar Turkut.
(BalkanWeb)