Kalendari pas rikthimit nga pauza e kombëtareve mund të themi se është në favor të Partizanit. Të kuqtë do të luajnë me rivalë direkt, por do t’i presin ata në “Arenën e Demave”, ku mbështetja e tifozëve pritet të jetë më e madhe.
Më 23 nëntor të kuqtë do të sfidojnë Laçin në shtëpi, teksa më pas kalendari i rezervon derbin me Tiranën, që ende nuk dihet se ku do të luhet.
Në katër javët pasardhëse të kuqtë presin në shtëpi Egnatian, Elbasanin dhe Vllazninë, teksa duhet të udhëtojnë në Ballsh, si transferta e vetme jashtë qytetit, duke përjashtuar derbin me Tiranën, me këtë të fundit si pritëse, por duke ditur faktin që pritet të luhet në stadium të boshatisur.