Elbasani njeh gjashtë lojtarët që kanë vrapuar më shumë në një ndeshje. Janë gjashtë prej tyre që kanë spikatur te verdheblutë në Superiore.
Vendin e parë e mban mbrojtësi Bledar Lila, që në një takim me Skënderbeun ka vrapuar plot 12.2 kilometra.
Më pas vjen Kristian Dros, lojtari i përfaqësueses së Moldavisë. Dros spikati në takimin e fazës së parë kundër Tiranës në “Air Albania” ku përshkoi 12 km.
Edon Hasani është i radhës dhe që mban vendin e parë kundër Partizanit. 11.7 km vrapoi Hasani për të ndihmuar Elbasanin në atë barazim 1 me 1.
Kundër Teutës ishte Klevis Kasa, që me 11.6 kilometra qëndron mbi të tjerët. Me po të njëjtën statistikë, vetëm pak metra më pak, ndjek Ardit Hila kundër Egnatias.
“Top 6” mbyllet me Esin Hakaj, që përballë Skënderbeut përshkoi 11.4 km. Këto janë dhe “maratonamakët” e Elbasanit, ndërsa kanë kaluar 13 javë kampionat.