Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj deputetit socialist Agron Çela. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK pasi prokurorët kërkuan pushimin e procedimit penal. Çela ishte kallëzuar për mashtrim nga një shtetas.

Deputeti i Qarkut të Shkodrës është paraqitur në SPAK edhe më parë, për çështjen CEZ-DIA. I pyetur asokohe nga gazetarët se për çfarë u pyet nga prokurorët e posaçëm, ai tha: “isha për punët e mia.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 15.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për pushimin e procedimit penal nr. 22 të vitit 2024”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 328/1 gërma “b”, 329/a dhe 329/b pika 3 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 123, date 13.11.2024, vendosi:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pushimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 22 i vitit 2024 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar regjistruar për veprën penale “Mashtrimi” e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, pasi në zbatim të nenit 328/1 pika 1, gërma “b”, të K.Pr.Penale, nga hetimet e kryera fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.
Shpenzimet proceduriale hetimore të parapaguara nga shteti lihen siç janë bërë.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb