Gjatë intervistës së dhënë për “Marca”, presidenti i La Ligës, Javier Tebas, foli për Florentino Perez, numrin një të klubit të Real Madridit.
“Më shqetëson, ai tha se Real Madridi do të shpëtojë futbollin, ai beson se është “Mesia”. Ai është një njeri kokëfortë dhe këmbëngulës, gjithmonë dëshiron të ketë të drejtë. Do të më shqetësojë për sa kohë që ai të mbetet president i Real Madridit”- tha Tebas.
Kështu, Presidenti i La Liga tregon edhe një herë qëndrimin e tij kundër zhurmës që krijon Reali për tema të ndryshme brenda Spanjës dhe në arenën ndërkombëtare.
(J.S/BalkanWeb)