Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi akuzon Kryeministrin Edi Rama se po përdor si mashtrim për vota premtimin për rritjen e pensioneve.
 
Bardhi, përmes një postimi në rrjet, risolli në vëmendje propozimin e tij ligjor të Marsit 2024, për të garantuar brenda vitit të parë një pension minimal jo më të ulët se 200 euro dhe që rritet çdo vit në mënyrë progresive duke siguruar që pensioni minimal të shkojë jo më pak se 300 euro brenda një afati të arsyeshëm.

Bardhi shkruan se rritja pensioneve duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto dhe duhet të jetë zotim absolut i Partisë Demokratike.

“Rritja e pensioneve është premtim- mashtrim i çdo fushate të Edi Ramës, që ripërsërit veten sa herë i duhet votat dhe tallet prej 12 vitesh me shtresën që meriton më shumë respekt!

Rritja e pensioneve duhet të jetë zotimi absolut i PD dhe të garantojë që brenda vitit të parë të qeverisjes të mos ketë pension më të ulët se 200 euro dhe të sigurojë me ligj detyrimin për rritje të mëtejshme çdo vit në mënyrë progresive, që pensioni minimal të arrij jo më pak se 300 euro brenda një kohe të arsyeshme. Rritja e pensionit minimal sjell në mënyrë progresive rritjen e masës së pensionit për çdo pensionist.

Kjo duhet të bëhet me çdo çmim dhe me çdo kosto. Askush nuk meriton më shumë respekt për sakrificën dhe punën e tyre sesa pensionistët tanë”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: