Donald Trump u takua sot me presidentin ende në detyrë Joe Biden brenda Zyrës Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Trump i tha presidentit amerikan se politika ishte “e ashpër”.
“Në shumë raste, nuk është një botë shumë e bukur, por është një botë e bukur sot,” tha Trump.
Ai gjithashtu e falënderoi Bidenin për tranzicionin e qetë të pushtetit, duke thënë se do të jetë “aq i qetë sa mundet”.
Biden e përgëzoi Trumpin për fitoren e tij dhe tha se ai ishte “duke pritur” një tranzicion të qetë.
“Ne mund të sigurohemi që ju jeni të akomoduar, çfarë ju nevojitet, dhe do të kemi një shans për të folur për disa prej tyre sot,” shtoi ai.