Nuk do të derdhen më para nga Shtetet e Bashkuara, gjatë Presidencës së Donald Trump për Ukrainën, dhe nëse Bashkimi Evropian dëshiron të vazhdojë të mbështesë ekonomikisht përpjekjet e Kievit për luftë, do të duhet të përgatitet për ta bërë atë i vetëm.

Ky është paralajmërimi që vjen nga Steve Bannon, ish-strategu i fitores së Trump në 2016, i cili drejton krahun mediatik të lëvizjes Make America Great Again (MAGA).

“Ne në lëvizjen Maga jemi të vendosur, duam të shkurtojmë fondet për Ukrainën 100 për qind”, tha prerazi Bannon në një intervistë për Corriere della Sera.

Sipas tij, në politikën e jashtme, “Trump dëshiron paqe në Ukrainë”.

“Është e qartë se ai dëshiron t’i japë fund këtij gjysmë-obsesioni të shtyrjes së NATO-s pothuajse në territorin rus”, tha Bannon, duke pohuar se në këtë rast kryeministrja Giorgia Meloni “është mjaft e qartë se ajo kishte vënë bast se Trump nuk do të kthehej kurrë, por “basti ishte i gabuar”.

Ish-strategu i fushatës së Trump në zgjedhjet e 2016 e krahasoi Kryeministren italiane Giorgia Meloni me Nikki Haley.

Steve Bannon
Steve Bannon

“Unë mendoj se shumë mendojnë se Meloni pothuajse është kthyer si Nikki Haley”, tha Bannon, duke përmendur ish-ambasadoren e SHBA në Kombet e Bashkuara, e cila nga një mbështetëse e Trumpit u shndërrua në kundërshtaren e tij në zgjedhjet primare.

Bannon u shpreh se megjithëse Meloni “ishte ndër mbështetësit më të mëdhenj të vazhdimit të luftës në Ukrainë, Italia nuk bëri mjaftueshëm për të mbajtur të hapur për tregti Kanalin e Suezit”.

“Unë mendoj se qëndrimi i saj do të ndryshojë me ardhjen e Presidentit Trump, i cili do ta bindë atë. Dhe se vendet e NATO-s do të na bashkohen shumë shpejt”, shtoi Steve Bannon.

I pyetur nëse Meloni mund të jetë një urë lidhëse midis Amerikës dhe Evropës, Bannon u përgjigj se “nëse ajo i qëndron besnike bindjeve të tij thelbësore, po”, por shtoi se “ne nuk kemi nevojë për ndihmë nga askush në Evropë”.

“Trump është një lider i madh dhe jam i sigurt se do të jetë madhështor, por lëvizja Maga, e cila është më në të djathtë se Trump, do të thotë se Evropa nuk ka bërë asgjë për Shtetet e Bashkuara.

Ne ju shpëtuam në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, në Luftën e Ftohtë dhe në Ukrainë. Mjaft. Pse na duhet një urë? Ne kemi një model, Amerika së pari: sillni sigurinë ekonomike dhe të punës në vend. Nëse dëshironi një partner, ok, përndryshe Lëvizja Maga nuk ka nevojë për një urë, sepse Le Pen, Farage dhe Orbán janë me ne. Do t’i rekomandoja Melonit: bëhu ajo që ishe kur Fratelli d’Italia ishte në 3 përqind”, shprehet Bannon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: