Mesfushori i Çekisë, Pavel Sulc, doli në konferencë, në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë, në Nations League.
Vendi i parë në grupi- “Është gjithmonë mirë kur gjithçka është në dorën tonë. Besoj se mund ta përballojmë ndeshjen e të shtunës. Nuk e di si do shkojë, por rëndësi ka që i kemi gjërat në dorën tonë.
Sulc shënoi për herë të fundit një gol më 26 shtator në Europa League në barazimin 3-3 të Viktoria Plzen në Frankfurt!
Unë jam duke luajtur një pozicion pak më ndryshe se sa luajta sezonin e kaluar. Dikur luaja thjesht si sulmues, tani luaj si 8-sh. E kam ruajtur golin për ndeshjen ndaj Shqipërisë”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)