Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin Open në News 24 u pyet nëse zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA do të bëjë që të hiqet “non grata” e Sali Berishës.
Gjekmarkaj tha se beson se do ketë rishikim për “non gratën” e Berishës. Sipas tij, do ketë metamorfoza të mëdha dhe ndryshime të mira në kahun e opozitës, me zgjedhjen e Trump si president i Amerikës.
Agron Gjekmarkaj: Të përzgjedhurit e Trump kanë përjetuar shqetësim nga njerëzit e Soros. Unë vonë e kam marrë vesh se Soros ka mbështetur reformën në drejtësi. Shpallja non grata e Berishës për mua është e pamerituar.
Besoj se do të ketë rishikim, sepse Berisha ishte kryeministër kur u shpall pavarësia e Kosovës. Këlliçi u takua me zotin Trump. Do ketë metamorfoza të mëdha e do ketë ndryshime në raport me opozitën, këtu do jemi dhe do i komentojmë.
(Balkanweb)